Një kujtesë në mendjet e të gjithëve, atyre që e njohën personalisht dhe atyre që e njohën përmes performancës dhe punës së saj.

Një requiem për Adelën që la shumë gjurmë me gjithë jetën e saj të shkurtër e që u shua mëngjesin e së dielës së 29 tetorit, pak ditë para se të festonte ditëlindjen e saj të 31-të. Kjo është ajo që kanë bërë miqtë e saj më të ngushtë e që e njihnin përtej të përditshmes, në të shkuarën dhe në të tashmen e saj.

“Ajo ëndërronte një shtëpi të madhe, të bardhë, me oborrin mbushur me lule e me një qenush të vogël që lodronte në të. E përshkruante me detaje këtë ëndërr, ndërsa dëgjonim e ridëgjonim disa herë “Casa Bianca-n” e Marisa Sannia. Ndër udhëtime të gjata e të shkurtra, nëpër arratisjet larg Tiranës, drejt qetësisë së shpirtit, ku flisnim e qeshnim.

Bënim plane e projekte për jetën, tregonim histori të shkuara e thurnim ëndrra për të ardhmen, ashtu si kjo shtëpia e ëndrrave, si miqësia jonë që do të zgjatej deri në pafundësi, si udhëtimet, si muzika e gjithçka që deshëm e kishim planifikuar të arrinim në këtë jetë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: