Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar mbrëmjen e së mërkurës vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kushtetuesja doli në përfundimin se Presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda kushtetuese, për të arritur në një shkarkim.

Fill pas këtij vendimi, në rrjete sociale ka reaguar këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj. Ai shkruan se kush qëndron i palëkundur me të vërtetën nuk rrëzohet.

Postimi i Dervishajt:

Kush qëndron i palëkundur me të vërtetën kurrë nuk rrëzohet. E vërteta na çliron ne, shoqërinë tonë, dhe krenon këdo që ecën në të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb