Kuvajti dhe Arabia Saudite arritën sot një marrëveshje në lidhje me zonën kufitare të diskutueshme, e pasur me rezerva nafte, e njohur si Zona Neutrale, njoftoi agjencia e lajmeve të Kuvajtit, KUNA.

Sipas KUNA-s, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje dhe një memorandum mirëkuptimi.

Rreth pesë vite më parë prodhimi në dy fushat naftëmbajtëse në Zonën Neutrale, të ndodhura në kufirin jugor të Kuvajtit me Arabinë Saudite, u ndalua.

Ministri kuvajtian i Naftës Khaled Ali al-Fadhel, shkroi në Twitter se vlerësonte marrëveshjen dhe rifillimin e prodhimit të naftës në zonë.

Fushat naftëmbajtëse Al-Khafji dhe al-Wafra, prodhonin dikur rreth 500 000 fuçi në ditë, shifër kjo që përbën 0,5% të furnizimit global të naftës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb