TIRANË- Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, Najib Abdulrahman Al-Bader i ka dorëzuar sot një shumë prej 450 mijë dollarësh Institutit Shqiptar të Jetimëve, si pjesë e përpjekjeve për ngritjen e një sërë projektesh humanitare të financuara nga Kuvajti.

Al-Bader tha se donacioni ishte i rëndësishëm për të ndihmuar institutin për të filluar projektet e tyre, duke vënë në dukje se kjo gjë do të forcojë marrëdhëniet midis Kuvajtit dhe Shqipërisë.

Drejtuesit e Institutit përshëndetën donacionin bujar të Kuvajtit që reflekton entuziazmin e shteteve të Gjirit, për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë botën.

Sipas institutit, donacionet e mëparshme kuvajtiane kanë ndihmuar për sigurimin e fondeve për rreth 3000 jetimë në Shqipëri. (në foto Ambasadori i Kuvajtit në Tiranë Najib Abdulrahman Al-Bader)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: