Kuvendi ka miratuar me 88 vota projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Pika e parë e rendit të ditës ishte shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Nga 89 deputetët e pranishëm, një deputet nuk ka marrë pjesë në votim.

Pas votimit të këtij projektligji, deputetët do të votojnë për presidentin.

Kanë mbetur pak minuta deri te përfundimi i afatit për zgjedhjen e presidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb