Pritet të nisë pas pak seanca plenare në Kuvend.
Ndërkohë që Parlamenti është rrethuar me forca sigurie dhe protestues, deputetja Marjana Koçeku shihet duke lëvizur në këmbë.
Ndërkohë shumica e deputetëve kanë shkuar me automjete deri pranë hyrjes së Kuvendit, duke shmangur kështu përplasjen me protestuesit.
Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar disa interpelanca urgjente të kërkuara nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si edhe shqyrtimi dhe votimi i disa projektligjeve dhe projektvendimeve.
