Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak pas miratimit të propozimit të tij nga Kryesia për mbajtjen e Kuvendit më18 dhjetor, deklaroi i prerë se nuk do të lejojë askënd që të mbajë peng PD-në, duke shigjetuar kështu ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, nga selia blu, Basha nënvizoi faktin; ‘Një parti, një Kuvend më 18 dhjetor’.

“Do të kemi një Kuvend më 18 dhjetor. Jam krenar për një vendim e Kryesisë, pas 6 orësh diskutime. Dua t’i falënderoj të gjithë. Pavarësisht prej mendimeve apo votës së tyre, për përkushtimin që demonstruan dhe legjitimin e plotë që i kanë dhënë demokratëve. Një parti, një Kuvend më 18 dhjetor. E sigurt është që nuk do lejoj askënd që të mbajë PD peng.”, tha ai.

Kujtojmë se Berisha sot në një konferencë për mediat tha se nuk do të tërhiqej nga mbajtja e Kuvendit më 11 dhjetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: