Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shkarimin nga detyra te Evis Sales, dhe emërimin e Klodjana Spahiut në detyrën e ministres së re të Shëndetësisë.
Spahiu merr drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas largimit nga detyra të Evis Salës, e cila më herët kishte paraqitur dorëheqjen.
Me votimin e dekretit në Kuvend, Spahiu nis zyrtarisht detyrën e re në krye të ministrisë, ndërsa pritet që në vijim të marrë drejtimin e institucionit dhe të vijojë zbatimin e objektivave të përcaktuara për sektorin e shëndetësisë.
