TIRANË

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues, projektligjin për noterinë, profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme si dhe disa projektligje të tjera.

Kuvendi miratoi sot me 82 vota pro, 30 kundër dhe 1 abstenim Aktin Normativ nr. 35, datë 24.12.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar””

Kuvendi miratoi me 77 vota pro, 37 kundër dhe 1 abstenim Aktin Normativ 36, datë 24.12.2021 “Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me 113 vota pro, 0 kundër dhe 1 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Europian, në lidhje me Programin Vjetor të Veprimit për Shqipërinë për vitin 2020 në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit (IPA II)”

Kuvendi miratoi me 82 vota pro, 30 kundër dhe 1 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe (KfW) për rehabilitimin me efiçencë energjetike të konvikteve studentore të Universiteteve Publike në Shqipëri”

Kuvendi miratoi me 79 vota pro, 33 kundër dhe 2 abstenime projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”.

Kuvendi miratoi me 80 vota pro, 33 kundër dhe 0 abstenim projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues” të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro, 8 kundër dhe 27 abstenim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për regjistrimin e biznesit” të ndryshuar””

Kuvendi miratoi me 73 vota pro, 34 kundër dhe 1 abstenim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë”.

Kuvendi miratoi me 80 vota pro, 30 kundër dhe 0 abstenim projektligjin “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”.

Kuvendi miratoi me 106 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenime projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 66/2021 “Për zgjedhjen e Byrosë dhe Sekretariateve të Kuvendit”

Kuvendi miratoi me 104 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenime projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 71/2021 “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit” të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 104 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenime projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 71/2021 “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit” të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro, 31 kundër dhe 3 abstenime projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, i ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro, 29 kundër dhe 3 abstenime projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: