Kuvendi ka njoftuar seancën e radhës plenare që do të mbahet nesër duke filluar nga ora 10:00. Duket se ndryshe nga radhët e tjera, seanca s’do mbahet të enjten, por të mërkurën.

Duket se Kuvendi nuk do të mblidhet një ditë para Krishtlindjeve kur mbahen meshat apo dhe ekziston atmosfera e festave, por do mblidhet dy ditë para 25 dhjetorit.

Kuvendi gjithsesi do të mund të mbajë seanca të jashtëzakonshme edhe pas Krishlindjeve.

 

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Njoftim për media

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet nesër, ditën e mërkurë, datë 23.12.2020, ora 10:00. (Urdhër nr. 66, datë 21.12.2020, i Kryetarit Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.)

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb