TIRANE – Pas nisjes së seancës parlamentare nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Partia Socialiste ka kërkuar të miratohet pr/ligji për eurobondin me procedurë të përshpejtuar.

Kreu i Kuvendit rinisi sërish seancën pas një ndërprerje për shkak se nuk ishte bërë numri i deputetetëve.

Pas Ruçit fjalën e mori krye-prokurorja e përgjithshme Arta Marku e cila prezantoi raportin për vitin 2017

“Për 2017 kemi çuar për procedim rreth 11 mijë raste. Numri më i lartë i procedimeve është bërë  për vjedhje. Ka rritje me 10% të kallëzimeve penale. Lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet,” tha Marku.

Më herët PS nuk ka mundur të mbledhë më shumë se 63 vota duke bërë të pamundur miratimin. Në radhët e Partisë Socialiste mungonin 12 deputetë.

Dy prej votave ishin nga Lëvizja Socialiste për Integrim, nga deputetët Vangjel Tavo dhe Lefter Koka që shkuan në Parlament për të mos djegur mandatet.

Duke qenë se nuk bëhëj kuorumi, Ruçi ka kërkuar ndërprerjen e seancës.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb