Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi fjalimet e të rinjve në Kuvendin Kombëtar të Rinisë së PS-së.
Zekthi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka ngritur kultin e individit. Sipas tij, rinia shqiptare sot ka shumë pak njohuri për politikën.
Fitim Zekthi: Kryeministri Edi Rama ka ngritur kultin e individit. Kushdo që shkon në PS, shkon për shkak të kultit që ka ngritur Rama e që është tepër problematike. Ndoshta Rama e bën me qëllim këtë Kuvendin e të rinjve. Rinia nuk ka shumë kontakte me politikanët.
Edi Rama nga ana e tij dëshiron të hyjë në kontakt me rininë. Rinia prsh as që e dinë se kush është Aleksandër Meksi. Rinia që janë një grup i madh votuesish as që e dinë se kush janë politikanët tanë. Mendoj se me këto memet, rinia bie në kontakt me PS-në. Rama e di që populli do tallet me fjalimet e të rinjve, por rinia në këtë formë do dëgjojë diku për kryeministrin Edi Rama. Rama mori vëmendje. Këta janë të rinj konfirmistë.
(Balkanweb)
