TIRANE

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar kandidaturën e Petraq Milos për të drejtuar KLSH, propozim ky i bërë nga presidenti Ilir Meta. Mësohet se kandidatura e tij u rrëzua me votat e mazhorancës. Milo ka qenë sot në seancë dëgjimore në komisionin e ekonomisë. Por pas paraqitjes së kandidaturës dhe CV-së së tij, deputetja e PS-së Evis Kushi i ka kërkuar përgjigje për tre pika kandidatit Milo. Pas shumë diskutimeve, maxhoranca vendosi të refuzojë kandidaturën.

Kjo është kandidatura e tretë e paraqitur nga presidenti Meta, që shumica i ka refuzuar.

Kujtojmë se kandidatura e parë e propozuar nga presidenti Meta ishte ajo e Vitore Tushës, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e cila u refuzua nga parlamenti për shkak të mungesës së formimit në fushën e financave, një kriter bazë për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit. Po i njëjti motiv ndodhi edhe me kandidaturën e Bahri Shaqirit, ish –kreu i SHISH.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: