PS do të ketë një deputet tjetër në parlament pas largimit të Alqi Bllakos, i cili ka dorëzuar dje mandatin. Njoftimi është bërë sot zyrtarisht në seancën parlamentare.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj tha se mandati i deputetit për Alqi Bllakon ka përfunduar pas kërkesës së tij për ta lënë mandatin, e për t’iu dorëzuar drejtësisë duke theksuar se Kuvendi tashmë do të shpallë vakancën e do ia njoftojë KQZ-së për plotësimin e saj.

“Ju njoftoj që deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend deklaratën me të cilën vë në dijeni Kuvendin që me vullnet të plotë dorëzon mandatin.
Kur deputeti heq dorë referuar nenit 71 të Kushtetutës mandati i tij mbaron. Kuvendi shpall vakancën e ia njofton vakancën KQZ për plotësimin e saj”, tha Felaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb