Koronavirusi ka “gjunjëzuar” botën, e megjithatë një shtet që ndodhet afër Kinës, nga ku shpërtheu pandemia, nuk ka shënuar as edhe një viktimë.

Bëhet fjalë për Kamboxhian, shtetin aziatik me 16 milion banorë e që ka regjistruar vetëm 128 raste pozitiv me koronavirusi, të gjithë të shëruar, ndërsa pacienti i fundit la spitalin dy ditë më parë.

Autoritet vendease kanë arritur ta menaxhojnë mjaft mirë situatën, e ndonëse me shumë pak raste, banorët janë mjaft të sensibilizuar, duke respektuar rregullat e vëna dhe duke përdorur gjithnjë maskën në publik.

Vendi ka hapur dyert për turistët, por megjithatë autoritet janë vigjilente për të shmangur rikthimin e virusit.

Qeveria vendase ka vendosur të hapë kufijtë për turistët, por me masa tejet të rrepta. Kryesorja, kush futet në Kamboxhia duhet, së pari, të depozitojë një sasi parash prej 3 mijë dollarësh, të cilat do të përdoren për të mbuluar kostot e testeve për Covid-19, por edhe të karantinës. Në rast se gjithçka do të shkojë mirë, pjesa e mbetur e parave të rikthehen kur largohesh nga ky shtet.

Nëse një person do të ndërronte jetë gjatë udhëtimit në Kamboxhia, nga depozita e tij do të zbriteshin 1500 dollarë për të mbuluar kostot e djegies së trupit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb