21-vjeçarja greke e cila u aksidentua rreth një javë më parë nga një makinë që drejtohej nga 26 vjeçari shqiptar, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Sipas mediave greke ajo ka ndërruar jetë pak pas orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në spitalin Papageorgiou.

Pavarësisht një sërë operacioneve kryesisht në pjesën e kokës, 21 vjeçarja nuk arriti tu mbijetonte plagëve të shkaktuara nga përplasja.

Kujtojmë se sksidenti ndodhi në Selanik ku 26-vjeçari shqiptar ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi të lartë dhe pasi e ka përplasur të renë greke është larguar nga vendngjarja. Viktima ishte studente e mjekësisë veterinare dhe sapo ishte kthyer nga vizita që kishte bërë në familjen e saj gjatë fundjavës.

Familjarët e viktimës u shprehën në ditën e aksidentit se kërkonin drejtësi, pasi nëse aksidentoi 21-vjeçaren, nëse lihet i lirë pre e së njejtës ngjarje mund të jenë edhe shtetas të tjerë.

“Ajo nuk donte të merrte makinën e saj në Selanik, të shkonte në një qytet të huaj dhe të na shqetësonte. Ajo nuk pinte, donte të ishte e sigurt. Tani shpresojmë për një mrekulli për jetën e saj. Situata është shumë e vështirë. Policia është në kërkim të autorit, por edhe nëse do ta gjejë do të dalë dhe do të jetë i lirë. Sot ishte mbesa ime, nesër do të jetë një tjetër fëmijë. Ai që e shtypi nuk kishte ndërmend të ndalonte. Ai nuk donte ta ndihmonte vajzën. Ai donte të largohej, u kthye mbrapa dhe e shkeli përsëri dhe gjithçka që i interesonte ishte largimi nga skena. Ky njeri nuk ka ndjenja, ai bëri atë që donte”, deklaroi tezja e viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: