Ai është një emër i njohur dhe i dashur për publikun shqiptarë. Disa e njohin si “Beni ecën vetë”. Aktori Herion Mustafaraj në një intervistë për “Fitstation” në News24 zbuloi për jetën midis SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Për të jeta në Shqipëri është e mbushur çdo ditë me sfida, këtu çdo ditë duhet të përballesh me pengesa tha Mustafaraj, ndryshe nga Amerika ku të gjithë e njohim rëndësinë dhe fuqinë që ligji ka.

“Unë vazhdoj të jem midis Amerikës dhe Shqipërisë, por pak nga pak do dua të jem përfundimisht këtu. Rikthimi ka të mirat dhe të këqijat e veta, Amerika është më e thjeshtë, ligjet janë ligje dhe dihet si funksionojnë gjërat. Nëse atje punon e arrin një sukses, Kurse jeta në Shqipëria ka pengesa ditë për ditë, në çdo hap që merr më tepër ke pengesa dhe stërkëmbësha, është si një vrap me pengesa”- tha aktori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb