Deputetja e PD, Albana Vokshi, gjatë një takimi me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë dhe të rinjtë e FRPD, ka bërë thirrje për mbështetje ndaj Belind Këlliçit.

Ajo u shpreh se ai është një i ri që pranon sfidat dhe që ia del gjithnjë. Sipas saj Këlliçi do të dalë triumfues në këto zgjedhje, edhe pse përballë ka një “makineri të tërë shtet”.

“Demokracia nuk është traditë, është ngritje zëri, aksion, veprim, e kush më mirë se ju të rinjtë mund ta bëjnë këtë. Sidomos sot, sepse jeni ju që me energjinë tuaj, mund të luftoni këtë monizëm që Rama ka vendosur.

Jam e bindur se Këlliçi do e fitojë bashkinë, sepse ka fituar të gjitha garat. Ka pasur një rezultat të shkëlqyer në fushatën zgjedhore 2021, ku pati një diferencë votash edhe mes nesh, fitoi në garat për Këshillin Kombëtar, dhe tashmë mund të rrinte fare mirë deri në 2025 si deputet, por ai vendosi të lërë mandatin e deputetit dhe të t’i hyjë një gare të vështirë.

Përballja në këtë garë nuk është e lehtë, sepse nuk ka përballë një kandidat, por një makineri të tërë shtet. Ka një kandidat që mbahet nga bandat, që duhet të ishte para drejtësisë. Por jam e sigurt që ai me mbështetjen tuaj do ia dalë.

Ju ftoj ë të bëhemi bashkë, sepse bashkë fitojmë”, u shpreh ajo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb