Suksesi përballë Laçit i sigurojë Vllaznisë një biletë për në finalen e Kupës së Shqipërisë, një tjetër hap përpara për të arritur objektivat e klubit. Në Shkodër kanë lënë pas festën legjitime pasi kuqeblutë nuk heqin dorë as nga kampionati, edhe aty janë në garë me kohë të plotë jo vetëm për të siguruar një biletë për në europë por edhe për të shpresuar titullin kampion, fundja diferenca me Teutën kryesuese është vetëm dy pikë. Trajneri Brdaric në konferencën për shtyp, përpara sfidës kundër Apolonisë, kërkon përqendrim maksimal nga ekipi i tij dhe as që dëshiron ti referohet tabelës së klasifikimit, kjo është një transfertë delikate ku kërkohet pikët e plota:

174026575 132549945546359 6148828864185740850 N
174026575 132549945546359 6148828864185740850 N

“Ne festuam ashtu siç e meritonte takimi me Laçin pasi ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, aty ku performuam mirë dhe e kemi mbyllur këtë kapitull. Jemi të përqendruar në këtë duel. Luani me vendin e fundit, ka motiv? Ne e njohim situatën e kundërshtarit, do shkojmë që të marrim pikët maksimale. Duhet përqendrimi I duhur. Do shkojmë dhe do bëjmë performancë si ajo e mëparshmja, që të marrim pikët e plota me Apoloninë”, tha Brdaric.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb