Lojtari i Laçit, Mentor Mazrekaj komentoi fitoren 2-0 ndaj Bylis.

“Jemi mjaft të lumtur, siç shihet ky kampionat nuk po kuptohet se ku po marrim dhe po lëmë pikë. Mendoj se qetësia e Nicës është suksesi i ecurisë së Laçit në këto ndeshje.

Kam pasur një dëmtim të lehtë në ndeshjen ndaj Partizanit, por besoj se këto ditë do të rikthehem në gjendjen optimale. Kur ka nevojë ekipi, unë do jap maksimumin tim.

U bë kohë që unë nuk jam i Partizanit, nga ata lojtarë që kanë mbetur njoh vetëm Alban Hoxhën. Mendoj se derbi i kryeqytetit do ta ndajë kampionin e këtij viti. Nuk e kam problem të luaj si titullar apo nga pankina, e rëndësishme është të ketë sukses ekipi.” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: