Laçi konfirmon edhe një herë supremacinë e saj duke mposhtur Elbasanin në një fushën asnjëanëse të Kamzës me rezultatin e pastër 0 me 2. Verdheblutë e Muharrem Dostit vijojnë rënien e lirë dukë prekur tashmë fundin e Kategorisë superiore. Vetëm llogaritë matematikore e mbajnë Elbasanin ende në lojë teksa pësojë humbjen e 21-të sezonale.

Ka mjaftuar një gol për çdo pjesë që Laçi të sigurojë tre pikët në një sfidë ku portieri Vujadinoviç qëndrojë më shumë si spektator. Ishte Xhejms ai i cili zhbllokojë takimin në minutën e 30-të pas një topi të kthyer më kokë nga Stipe Buljan. Kaq i mjaftojë skuadrës kurbinase për të mbyllur Elbasanin në portën e tyre, ku Xhejms, Mitraj dhe Meto u shfaqën në mënyrë konstantë në portën e Rucit. Vetëm mungesa e koordinimit i mohojë bardhezive mundësinë për të dyfishuar shifrat që në pjesën e parë. Duhet të kalonin 65 minuta lojë që Elbasani të shënonte rastin e parë të rrezikshëm në portën e Vujadinoviç.

Eri Lamçe bën gjithçka mirë në krahun e djathtë dukë shërbyer në qendër për Jonça, por e djathta e sulmuesit shkon lehtë në këmbët e Shetës. I sapo hedhur në fushën e lojës në minutën e 73 Urugajani Soza ideon një aksion model dukë fituar një 11 metërsh dhe dukë lënë Elbasanin më dhjetë lojtarë pas daljes më karton të kuq të portierit Ruci. Arjan Sheta tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dukë dyfishuar rezultatin. Një fitore qe e pozicionon skuadrën e Laçit të qetë në vendin e pestë.

 

(E.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: