Pas një ecurie rekord, me 10 fitore dhe vetëm 1 barazim, Laçi bie për herë të parë pas 12 ndeshjeve, bie në kryeqytet pikërisht përballë Tiranës. Kjo humbje ishte një goditje e rëndë për mënyrën se si erdhi, në një transfertë që nisi keq për ekipin e Josës dhe përfundoi shumë keq, katër gola brenda një pjesë janë shumë për një ekip që synon titullin kampion.

Pavarësisht këtij fakti, bardhezinjtë e morën me shumë sportivitet, uruan Tiranën për fitoren por shtuan se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga gara për titull, në fakt kalendari i jep të drejtë.

Në një kohë kur Tirana në tre ndeshjet e radhës duhet të bëjë llogaritë me Teutën, Partizanin dhe me Vllazninë në transfertë, Laçi luan kundër Egnatia, Kastrioti dhe Skënderbeut, 2 nga këto 3 sfida i luan në shtëpi. Kurbinasit shpresojnë që Tirana të gabojë në këto tre javë për të ngushtuar sërish diferencën, por më parë duhet të bëjnë saktë detyruat të shtëpisë, kërkohen 9 pikë në 3 ndeshjet e radhës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: