Aktori i njohur i humorit, Visja Ukcenaj ishte i ftuar në një intervistë për News24 në emisionin “Rrugëtim me Anilën” ku ka folur për profesionin, familjen dhe pasionet.

Për moderatoren Anila Çela aktori i njohur edhe për rolin shumë të dashur “Laçjani”, ka zbuluar rolin e bashkëshortes në jetën e tij dhe se si ardhja në jetë e djalit i ka ndryshuar jetën.

“Jona ka mbaruar për regji dhe është kritikja ime më e madhe dhe më e sinqerta, po të mos kisha atë nuk do isha ky që jam sot. Njihem bashkë para se të bëhesha i famshëm dhe kjo është diferenca kryesore në raportin tonë. E kemi jetuar bashkë çdo vështirësi, momentet kur nuk kishim lekë, situatat e vështira. Realisht kur e them që fal saj jam ky që jam sot, e them i bindur”, u shpreh aktori për bashkëshorten.

Visjani në këtë rrëfim të sinqertë foli dhe për rolin e tij si baba.

” Gjithë mangësitë që kam pasur në jetë nga marrëdhënia me babanë kam dashur t’i korrigjoj me fëmijën tim. Jam një baba i përkushtuar, mbase e teproj por them në fund të fundit po nuk bëra për të për kë do bëj. Ai është gjëja më e rëndësishme e jetës time. Prindërimi më ka ndryshuar 100%, më parë kam qenë tepër impulsiv, kam bërë shumë gabime, por ardhja e djalit në jetë më ka ndryshuar shumë”, tregoi aktori njohur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb