Një datë mund të jetë themelore në marrëdhëniet midis vëllezërve William dhe Harry: 1 korrik 2021, shkruan vanityfair.it.

Kjo është dita në të cilën, duke përjashtuar ngjarje të paparashikuara, statuja në kujtim të princeshës Diana do të përurohet në pallatin Kensington.

Të dy djemtë e njoftuan këtë event muaj para intervistës “bombë” me Oprah Winfrey, para se William të konfirmonte që ai nuk flet me vëllanë e tij për disa kohë.

Por, sipas ”Daily Mail”, vëllezërit dëshirojnë të nderojnë përkushtimin dhe kujtimin e nënës së tyre të dashur, e cila vdiq në 31 gusht 1997 dhe e cila do të kishte mbushur 60 vjeç më 1 korrik.

Statuja, duhet të ishte paraqitur në 2019, por programi pati disa vonesa.

”Pastaj erdhi pandemia. William dhe Harry kështu zgjodhën ditën kur Zonja D do të kishte mbushur 60 vjeç. Mund të jetë një rast monumental për dy vëllezërit,” theksoi zëdhënësja e mbretërisë britanike, Russell Myers.

“Ne kemi qenë duke folur për përpjekjet midis tyre prej një kohe të gjatë, por ky rast do t’i shihte ata të bashkoheshin për më të mirën dhe jam i sigurt që nëse do të ndodhë të gjithë do të jenë të lumtur”, shtoi ajo.

Gjatë intervistës me Oprah, princi Harry iu referua mosmarrëveshjeve me vëllanë e tij, duke thënë se ”ai është vëllai im. Kemi kaluar nëpër ferr së bashku. Dua të them, ne kemi një përvojë të përbashkët. Por, tani jemi në rrugë të ndryshme”.

Kështu që Diana mund të jetë e vetmja në gjendje t’i takojë dy vëllezërit me njëri-tjetrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb