Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugir Himarë-Borsh.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, pas konfirmimit nga personeli mjekësor, është bërë e ditur se pasagjerja në motomjetin e drejtuar nga shtetasi austriak F. P. ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, ju informojmë se, sipas konfirmimit nga personeli mjekësor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë pasagjerja në motomjetin që drejtohej nga shtetasi austriak F. P.
Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.