Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, pasi një 55-vjçar ka përplasur për vdekje një të moshuar.

Raportohet se shtetasi A. F. duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin H. S., 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Sakaq, Ddrejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb