MIRDITA

Një aksident tragjik ka ndodhur në Mirditë pasi një autobus është përplasur me mjetin tip ‘’Land Rover’’ me targa italiane.

Drejtuesi i këtij të fundit ka ndërruar jetë pas përplasjes.

Ndërkohë shoferi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Mirditës.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb