Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Alda Klosin për akuzën e deklarimit të rreme të shumës së parave dhe një apartamenti.

Rozeta Dobin dhe të birin Havier për akuzat e vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Kujtojmë se për Alda Klosin po është çelur hetim pasuror po kjo pjese është veçuar dhe po vijon hetimi.

Klosi ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit të këtij viti pas dëshmisë së dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit. Sanitarja tha për hetuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ish-bashkëshortin. Ndërkohë, Klosi nuk ka pranuar akuzat.

NJOFTIMI I PROKURORISE
Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq tre të pandehur me akuzat për “Vjedhje” me pasoja të rënda dhe “Refuzim për deklarim”
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.9220 të vitit 2022, ka nisur kërkesën për gjykim kundër të pandehurve:
•R.D, për vëprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim dhe “Vjedhja” më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 134/3-25 dhe 134/2 i Kodit Penal;
•H.D, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3-25 i Kodit Penal; dhe
•A.K, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
Më vendimin e datës 06.10.2023, është bërë veçimi i procedimeve, ku është vendosur regjistrimi i procedimit pasuror nr.05, duke qenë se e pandehura A.K., ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Duke qenë subjekt i ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, të trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave kundër pasurisë”, po vazhdon verifikimi dhe hetimi mbi pasuritë e kësaj shtetaseje dhe familjarëve të saj, si dhe do të sekuestrohen pasuritë e pajustifikuara me burime të ligjshme të subjekteve të përfshira në ketë hetim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: