Një person ka humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ngjarja ka ndodhur në Ersekë.

Sipas policisë bëhet e ditur se viktima që ka ndërruar jetë është i moshuari, Pasho Pasho 75-vjeç.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa fillimisht ngjarja është raportuar nga banorët .

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2022, rreth orës 16:15, në qytetin e Ersekës, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në të cilën jetonte i vetëm, shtetasi P. P., rreth 75 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

8a85e252 96a3 4a79 A102 0848feb1de2c

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: