Bamir Topi jep dorëheqje nga drejtimi i partisë Fryma e Re Demokratike. Dorëheqja e tij mësohet se ka qenë e menjëhershme dhe e parevokueshme. ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ disponon letrën e dorëheqjes së Topit nga FRD.

  • foto galeri

“Në shprehje të vullnetit TIM, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”, thuhet në letrën e dorëheqjes së siguruar nga “BalkanWeb”, ndërsa nuk jepet arsyeja e këtij vendimi.

Ky vendim vjen një ditë pasi përfaqësuesi i FRD-së, Sali Shehu firmosi marrëveshjen me kryedemokratin Lulzim Basha për të qenë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb