Një 57-vjeçar ka humbur jetën sot në Tirane, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti ku po punonte.

Ngjarja u regjistrua në Kashar. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. N.

NJOFTIMI
Më datë 15.04.2022, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, shtetasi F. N., rreth 57 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: