VLORE – Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Jalë-Dhërmi. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se makina ishte e tipit BMW, me targa angleze “TNZ 2840”.

Në makinën e cila u kthye përmbys ndodheshin 3 të rinj, të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, BMW ishte me shpejtësi të madhe dhe ky ishte shkaku që automjeti u përmbys.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb