TIRANE- Një çantë e dyshimtë që u gjet në parkingun nëntokësor në qendër të Tiranës, alarmoi policinë. Kjo e fundit sapo u njoftua për rastin në fjalë, shkoi në vendin e ngjarjes.

“BalkanWeb” mëson se çanta e shpinës, në ngjyrë të zezë, ishte lënë afër një makine. Kjo situatë shkaktoi bllokim të trafikut, pasi policia nuk lejoi qytetarët që t’i afrohen parkingut. Ndërkohë, disa punonjës policie morën çantën dhe pas kontrollit që iu krye, mësohet se brenda saj kishte rroba.

Pas disa çasteve tensioni, pas verifikimit, policia lejoi qarkullimin normal të mjeteve. Nuk dihet ende se kush ka qenë personi që ka harruar çantën, ndërkohë që raste të tilla kanë ndodhur disa herë në Tiranë.

20180414-114227

20180414-114222

20180414-114221

20180414-114212

20180414-114210

20180414-114206

20180414-114240

20180414-114239
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb