Vetëdorëzohen 4 autorët e dyshuar që akuzohen se dhunuan me shkopinj dhe leva hekuri të riun Ramadan Hasani në Korçë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasit; Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura.

Sherri mes tyre dhe të riut ka nisur në datën 14 shkurt.

Sipas burimeve nga policia mësohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën dhe më pas ditën kur ndodhi ngjarja Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur 30-vjeçarin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.

“Tentuan të vrisnin me mjete të forta një 30-vjeçar, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Korçës.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera, për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.03.2024, në lagjen nr. 16, Korçë, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 autorëve të dyshuar të saj, pas kontrolleve të shumta dhe falë negociatave të kryera nga forcat e Policisë me familjarët e tyre, këta shtetas u vetëdorëzuan në ambientet e Policisë. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, u ndaluan me iniciativë shtetasit në kërkim S. S., 32 vjeç, K. S., 31 vjeç, M. Xh., 40 vjeç dhe E. G., 49 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një lavazh, për motive të dobëta dyshohet se tentuan të vrisnin me mjete të forta shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet për mjekim në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: