TIRANA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Një djalë i ri pasi është konfliktuar me një vajzë ka rënë nga lartësia duke ndërruar jetë, raporton për BalkanWeb gazetarja Dorjana Bezat.

Mësohet se ai ka qëlluar me thikë vajzën e cila është dërguar me urgjencë në spital pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për verifikim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: