Një kufomë e seksit mashkull është gjetur mëngjesin e sotëm në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.

Policia e Tiranës bën me dije se nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se viktima është Elton Tahiri, ndërsa mësohet se nga kqyrja paraprake në trupin e tij është konstatuar një shenjë gërvishtjeje.

Sakaq, trupi është dërguar në morg, ku pritet të bëhet edhe ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve nga policia dyshohet se 48-vjeçari ishte përdorues heroine.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb