Një person është gjendur i asfiksuar pranë lokaleve në lulishten në afërsi të Muzeumit të Dëshmorëve në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17 e 30 minuta.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se pas njoftimit të bërë në polici nga një telefonatë, në vendngjarje ka shkuar Urgjenca, e shoqëruar nga një makinë e forcave të rendit. Po ashtu në vendin e ngjarjes ishin dhe forcat ushtarake, që vijojnë patrullimet në këto kohë, në kuadër të masave kundër COVID-19.

Personi i asfiksuar, identiteti i të cilit nuk dihet, është transportuar me urgjencë për në spitalin e Durrësit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb