RROGOZHINA 

Një 21-vjeçar nga Rrogozhina është gjetur i pajetë në rrugë, në rrethana ende të paqarta.

Gazetari Kelment Baçi raporton për “Balkanweb” se i riu me inicialet Renato Nebiu,  u transportua në Spitalin e Durrësit, ku edhe është deklaruar zyrtarisht i pajetë.

21-vjeçari është gjetur në rrugë në fshatin Karinë tafër Rrogozhinës nga kalimtarët, të cilët menjëherë kanë njoftuar ambulancën e Rrogozhinës. Ka qenë kjo e fundit që më pas e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i të riu ndodhet ende në morg, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Dyshimet e para janë për vetë-helmim.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb