Grabitet gjatë natës banesa e djalit të kryetarit të njësisë administrative Baldushk. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Dorjana Bezat.

Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar, kanë vjedhure banesën e shtetasit Agron Bali, ku kanë marrë prej aty një shumë parash si dhe bizhuteri.

Pas sinjalizimit për ngjarjen, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: