TIRANË – Një pikë këmbimi valutor në Tiranë ka rënë pre e grabitjes. Mësohet se autori është një person, që kishte vendosur maskë në kokë dhe kishte veshur bluzë të kuqe. Policia lajmëron se autori dyshohet se ka qenë i pajisur me një pistoletë, që dyshohet se ka qenë lodër. Efektivët janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: