DURRES- Mëngjesi i sotëm ka qenë i tmerrshëm për një familje në Durrës. Ata janë bërë dëshmitarë të një ngjarje të rëndë, pasi kanë gjetur të mbytur në pus familjaren e tyre, 77-vjeç. Policia ka nisur hetimet për rastin.

NJOFTIMI
Më datë 14.04.2018, rreth orës 08:20, në lagjen Nr.18 Durrës është gjetur nga familjarët e mbytur në pus, në banesën e saj private shtetësia S. M. 77 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: