Teksa kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit ndodhen në terren për t’u takuar me qytetarët, një incident i ka ndodhur Elona Gurit, përfaqësueses së LSI-së.

“BalkanWeb” mëson se Guri është konfliktuar me një qytetar në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb