Një tokë bujqësore duket se është bërë kryefjalë e sherrit mes dy grupeve dje në Kepin e Rodonit, që çoi në arrestimin e 8 personave, mes tyre dhe ish-deputeti i PS-së, Mark Frroku.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj në një lidhje live për News24 nga vendi i ngjarjes, pohoi se toka që sapo ishte punuar nga banorët e fshatit Shetaj. Në anë të rrugës është vendosur dhe gardhi nga e Kishës Franceskane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Toka bujqësore është shpërndarë me ligjin 7501 dhe i përket një familje nga Shetaj e cila është konfliktuar me përfaqësues të Kishës Franceskane, me të cilët ishte dhe Mark Frroku dhe persona të tjerë.

Pak metra më tej tokës është vendosur rrethimi. Si fillim mes palëve ka pasur një konflikt verbal dhe më pas ka nisur përplasja fizike. Ndërkohë, Besnik Toma, shofer i Mark Frrokut ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është arratisur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: