SHBA dhe BE kanë nënshkruar një marrëveshje të madhe për gazin natyror të lëngshëm, në një përpjekje për të reduktuar varësinë e Evropës nga energjia ruse. Marrëveshja do të bëjë që SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën 15 miliardë metra kub karburant shtesë – të njohur si LNG – deri në fund të vitit. 

Blloku tashmë ka thënë se do të shkurtojë përdorimin e gazit rus si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Kjo do të nënkuptojë rritjen e importeve dhe gjenerimin e më shumë energjive të rinovueshme. 

Marrëveshja u njoftua të premten gjatë një vizite tre-ditore të presidentit amerikan Joe Biden në Bruksel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: