Prokuroia e Posacme Kundër Krimit dhe Korrupsionit lëshon 3 urdhër-arreste për 3 bosë të botës së krimit, emra shumë të njohur për drejtësinë dhe publikun e gjërë.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se këta të fundit kanë lidhje me atentatin e bërë një biznesmeni po aq të njohur të ndodhur mes viteve 2004-2005.

Njëri prej personave të përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit qëndron pas hekurave, ndërsa dy të tjerët janë dy ish-të dënuar, të lënë të lirë tashmë nga policia.

Për atentatin ndaj biznesmenit dhe urdhër-arrestet pritet që SPAK dhe Polica e Shtetit të dalin në një konferencë të posaçme për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb