Lirohet nga burgu Valter Bami. Vendimi është dhënë nga gjykata e Tiranës. Bami ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se zbutja e masës u bë për shkak se ka kaluar afati 6 mujor i paraburgimit.

Ai u shoqërua në polici në lidhje me atentatin ndaj banesës së Gentian Bejtjës, ku iu vra kunati dhe u plagosën dy djemtë e mitur. Pas kërkesës së tij për shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’, gjykata caktoi ndaj tij ‘arrest shtëpie’. Valter Bami i konsideruar si “i forti i Niklës”, dyshohej nga prokuroria e Tiranës si i përfshirë në masakrën e Larushkut, ku u vra Ramazan Sino, 28-vjeç, dhe u plagosën dy nipërit e tij.

Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Valter Bami pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kishte qenë në banesën e tij kur ndodhi krimi. Sa për gjurmët e barutit ai tha se kishte me leje një armë gjueti me të cilën bënte qitje. Valter Bami dhe Gentjan Bejtja janë në përplasje të forta mes tyre vitet e fundit pasi dy vëllezërit Bami kanë dyshime të forta se Bejtja mund të flasë dhe dëshmojë për shumë krime të tmerrshme që kanë ndodhur në zonën e Krujës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: