LUSHNJE – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lushnjes ditën e sotme. Një foshnje e pajetë është gjetur në një kosh mbeturinash.

Policia bën me dijes se foshnja ishte rreth 7 muajsh, i porsalindur. Foshnja u gjet në koshin e mbeturinave pranë Bashkisë.

BalkanWeb ka siguruar foto nga koshat e mbeturinave ku u gjet foshnja.

Lushnje1
Lushnje1

Fetusi është gjetur nga dy persona të moshës së vogël që mblidhnin kanaçe në koshat e mbeturinave.

Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca me të cilen është bërë dhe heqja e fetusit nga koshi dhe është derguar në morg për ekzaminim e mëtejshëm.

Policia po punon për të zbardhur ngjarjen, e cila nga burimet paraprake dyshohet një shtatzani e padëshiruar.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb