Një automjet ka shpërthyer në flakë dhe është djegur pjesërisht në një servis në lagjen nr.3 të Sarandës. Policia bën me dije se automjeti tip “Mercedes-Benz”, ishte në pron%si të një 35 vjeçari.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë për shkak të një defekti teknik.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 18.05.2022, rreth orës 15:10, në lagjen nr.3, Sarandë, tek servisi i shtetasit A. L., është djegur pjesërisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit P. K., 35 vjeç, banues në Delvinë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë për shkak të një defekti teknik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: