PUKË-Dy persona kanë rënë në pranga të policisë së Pukës, pasi gjatë kontrollit në banesë, efektivët kanë zbuluar një sasi droge.

Të arrestuarit janë Robert Cara dhe Zef Frroku. Sipas informacioneve paraprake, thuhet se droga ishte e fshehur në banesën e këtij të fundit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb