Moti i keq në bregdetin e Durrësit ka shkaktuar probleme në port, ku dy tragete janë përplasur me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së sotme. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se nga përplasja e dy mjeteve nuk ka pasur persona të lënduar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se një nga tragetet është i linjës Bari-Durrës dhe një tjetër Durrës-Ankona. Kujtojmë se më herët Kapiteneria e portit të Durrësit u kishte bërë thirrje autoriteteve që të kenë kujdes për shkak të motit të keq.

NJOFTIMI I KAPITENERISË
Në daten 26-27-28 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet ne daten 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse nē datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpjetësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m.Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar.
Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port ? dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb